Serginio Dest i është bashkuar skuadrës së Milanit në Serie A nga Barcelona e La Ligës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë iu bashkua “rossonerëve” në formë huazimi, ndërsa italianët e kanë opsionin e blerjes përfundimtare të tij në fund të edicionit për 18 milionë euro.
Dest, që do ta mbajë veshur fanellën me numrin 21, bëhet vetëm amerikani i dytë që luan në Serie A, pas mesfushorit West McKennie.