Mike Piazza ishte mësuar për të arritur më shumë se që pritej prej tij. I zgjedhur si i 62- ti në draftin e MLB-së (Major Baseball League), Mike shpejt e stabilizoi veten në këtë sport, duke u shndërruar në njërin prej pritësve më të mirë të të gjitha kohërave përpara se të futej në Hollin e të Famshmëve.
Pas karrierës të pasur te New York Mets dhe Los Angeles Dodgers, erdhi edhe “thirrja” për dalje në pension. Duke mos pasur ndonjë ide se çfarë të bëjë pas tërheqjes nga sporti aktiv, Mike përgjigjen e mori gjatë Botërorit të futbollit “Brazili 2014”, shkruan sot Koha Ditore.
Piazza, që ishte thjesht një tifoz në tribuna, në një moment gjeti frymëzimin - vendosi të blinte dhe do ta udhëhiqte një klub futbolli. Hulumtoi opsione të shumta. Evertoni u pa si opsion përpara se ta kuptonte që shifrat ishin shumë të larta për të. Si opsione u shfaqen edhe Readingu e Leeds United, por Piazza e ktheu shikimin nga vendlindja e gjyshërve të tij, Italia.
Edhe pse tërë kohën u përmend blerja e ekipit të Parmas, Piazza shumë shpejt vendosi për një opsion tjetër - Reggianan. Reggiana, një ekip që bënte gara në kategorinë e tretë të Italisë kishte aspirata të mëdha dhe shihej klub ideal për Piazzan që të investonte. Por ndryshe nga karriera e tij në bejsboll, kjo nuk është një histori suksesi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Italia mund të bëjë “përjashtime financiare” për Guardiolën
-
Pogba zyrtarizohet te Monaco, i kthehet futbollit pas afro dy vjetësh
-
E la “PlayStation” anash, tani mund t’i prijë sulmit të Italisë
-
De Zerbi, trajneri që e ka ngritur futbollin në nivel tjetër
-
Buffoni refuzon Arabinë, vendos të pensionohet