Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschampsi nuk shqetësohet për Mbappen

Didier Deschamps ka folur rreth situatës së sulmuesit Kylian Mbappe.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Francës ka bërë të ditur se ylli i skuadrës është i përqendruar të japë maksimumin në Kampionatin Evropian që nis të premten.

Deschamps ka insistuar se Mbappen nuk po e shqetësojnë aspak spekulimet rreth të ardhmes së tij.

“Ai është i fokusuar të japë më të mirën në Kampionatin Evropian. Nuk është aspak i shqetësuar me spekulimet rreth të ardhmes së tij. Ai është i përqendruar me ekipin e Francës”, ka deklaruar Deschamps.

Franca llogaritet favorite në Euro 2020. “Gjelat” në vitin 2018 e fituan Kampionatin Botëror.

Franca është në grup me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

Artikuj të ngjashëm