Në prag të ndeshjes së dytë të Francës kundër Holandës në Leipzig, trajneri Didier Deschamps dha një informatë për gjendjen e Kylian Mbappes.
Ai pret ta ketë gati lojtarin e ri të Real Madridit për ndeshjen ndaj Holandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja në mes të Holandës dhe Francës luhet të premten nga ora 21:00 dhe i takon Grupit D.
“Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas tronditjes së madhe. Ai ka bërë një aktivitet të vogël të mërkurën. Kështu do të jetë edhe në mbrëmje. Është duke lëvizur në drejtimin e duhur për të siguruar që të jetë në dispozicion ndaj Holandës”, ka thënë Deschamps.
Franca dhe Holanda kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të para.