Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, është një prej më meritorëve për sukseset e francezëve në Botërore.
Deschamps para katër vjetësh triumfoi me Francën në Rusi, kur në finale mposhti Kroacinë, 4:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi mund të vazhdojë edhe më tej me suksese.
“Didier Deschamps mund të bëhet trajneri i dytë që udhëheq një shtet drejt dy triumfeve në dy Kupa të Botës. Vittorio Pozzo me Italinë kishte shënuar këtë sukses në vitin 1934 dhe 1938. Deschamps ka fituar 14 nga 18 ndeshje si përzgjedhës në Botërore. Vetëm Helmut Schon i Gjermanisë ka dy fitore më shumë se ai”, ka shkruar BBC-ja të enjten.
Homologu i tij, Lionel Scaloni, është i ri në moshë, por mund të mburret me këtë finale të arritur në Katar.
“Në moshën 44-vjeçare, Lionel Scaloni i Argjentinës është përzgjedhësi më i ri që merr pjesë në një finale të Kupës së Botës, që prej Rudi Vollerit në vitin 2002, që ishte 42-vjeçar. Ndërkohë, mund të bëhet përzgjedhësi më i ri që fiton trofe që prej bashkëkombësit të tij, Cesar Luis Menotti, në vitin 1978. Menotti kishte triumfuar si 39-vjeçar në krye të Argjentinës”, ka njoftuar mediumi britanik.