Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deschamps hyn në histori me këtë statistikë

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, është bërë trajneri i parë që shkon në dy finale rresht në Kupë të Botës, që prej vitit 1990.

Deschampsi u bë edhe personi i tretë që e fiton Kupën e Botës si lojtar dhe më pas si trajner në vitin 2018.

Një gjë të tillë e kishin arritur më parë edhe Mario Zagallo me Argjentinën dhe Franz Beckenbauer me Gjermaninë.

Por, Deschamps e ka mundësinë që të shkruajë edhe një tjetër histori të dielën ndaj Argjentinës.

Përzgjedhësi i parë që ka shkuar në dy finale të Botërorit rresht është Vittorio Pozzo me Italinë, në vitet 1934 dhe 1938.