Selektori i Francës, Didier Deschamps ka thënë se ëndrra nuk u realizua për ta fituar dy herë resht titullin e Botës në Katar.
Argjentina fitoi 4:2 nëpërmjet ekzekutimit të penalltive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kishte shumë emocione, por fundi ishte i mërzitur. Ishim afër trofeut që mund ta kishim prekur, por nuk doli kështu. Me hyrjen e lojtarëve të rinj, sigurisht me më pak përvojë, por me freski dhe cilësi, bëmë atë që duhej për t’i dhënë vetes të drejtën për të ëndërruar. Por, ëndrra nuk u realizua”, ka thënë Deschamps. Ai ka theksuar se fati në fund nuk ishte në anën e francezëve.
“Ne kishim Kupën e Botës në minutën e fundit. Fati nuk na buzëqeshi”, ka theksuar Deschamps.
Ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të ketë një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Francës për të ardhmen e tij.