Legjenda e Milanit, Marcel Desailly është i lumtur për përforcimet që ka bërë Milani, por ka theksuar se klubit i duhen liderët për ta udhëhequr drejt suksesit.
“Rossonerët” janë blerë nga kinezi, Yonghong Li në prill, dhe në afatin e parë kalimtar si president ka transferuar yjet si Lucas Biglia, Leonardo Bonucci dhe Franck Kessie, transmeton Koha.net.
“Jam i lumtur përsëri, nuk duhet të frikësohemi për paratë. Ishim të frikësuar se Berluskoni hoqi dorë nga klubi. Dhe shpresonim që klubi të jetë aktiv, gjë që ka ndodhur. Ata kanë blerë disa lojtarë, por nuk do të mjaftojë për dy sezonet e ardhshme. Për të krijuar bazë për klubin ju duhen liderët. Duhen shumë elemente për të rikthyer Milanin e madh të viteve të 90-ta”, është shprehur ai.