Kur biznesmeni kinez Li Yonghong bleu Milanin, ekipin e famshëm të futbollit italian, gati askush në Itali nuk kishte dëgjuar për të.
Edhe në Kinë nuk është se kishin dëgjuar shumë për të, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Li kurrë nuk është futur në ndonjë prej listave të personave më të pasur në Kinë.
Perandoria e minierave që ai ua paraqiti si pasuri zyrtarëve të ekipit italian ishte pothuajse fare pak e njohur në qarqet e minierave në vend.
Sidoqoftë, z. Li dukej se posedonte atë që kishte më së shumti rëndësi: paratë. Ai bleu klubin nga Serie A në muajin prill të këtij viti nga Silvio Berlusconi për 860 milionë dollarë. Kjo ishte marrëveshja më e madhe e futbollit që e kishte bërë ndonjëherë një kompani nga Kina.
Edhe
Stadiumi ikonik “San Siro” do të rrënohet pas shitjes
Por ditëve të sotme blerja e Milanit nga Li është bërë simbol i një marrëveshjeje të trazuar në Kinë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.