Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbit e basketbollit, në Pejë dhe Suharekë

Pas fitores në ndeshjen e parë të këtij edicioni ndaj Sigal Prishtinës, KB Peja edhe në xhiron e dytë do të luajë në shtëpi.

Të shtunën, Peja në palestrën “Karagaçi” e pret skuadrën e Rahovecit, që gjithashtu e nisi sezonin e ri me fitore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje do të luhet prej orës 19:00, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të premten. Dy orë para këtij dueli, në palestrën “Shani Nushi” të Gjakovës, skuadra e Vëllaznimit do të përballet me Ponte Prizrenin.

Të dyja ekipet pësuan humbje në xhiron e parë të edicionit 2020/21 që nisi në mesjavë.

Ndërkohë të dielën do të luhen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të xhiros së dytë. Në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret skuadrën e Bashkimit, ndeshje kjo që nis në orën 17:00, derisa dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet prej orës 19:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.