Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i zjarrtë në Francë

Rivaliteti i madh mes Marseillet dhe Paris Saint-Germainit është zbehur viteve të fundit, pasi parisienët kanë dominuar futbollin francez.

Por Marseille me Igor Tudorin në krye të skuadrës dhe me ndihmën e tifozëve të zjarrtë po ëndërron që ta mposht klubin e kryeqytetit francez për ta vazhduar edhe më tej luftën për titull kampioni.

PSG-ja ka qenë kampione e Francës tetë herë në dhjetë edicionet e fundit.

I ka humbur vetëm dy nga 27 ndeshjet e fundit me Marseillen, që për herë të fundit fitoi titullin në Ligue 1 në vitin 2010, me Didier Deschampsin si trajner.

Ndeshja Marseille – Paris Saint-Germain i takon xhiros së 25-të të elitës së futbollit francez ndërsa zhvillohet të dielën në orën 20:45. Do të jetë edhe ndeshja e fundit e kësaj fundjave në elitën franceze.

Edhe PSG-në e pret derbi ndaj Marseillet Futboll PSG-në e pret derbi ndaj Marseillet

Një prej humbjeve të fundit të PSG-së ka ardhur më herët gjatë këtij muaji, kur Marseille fitoi 2:1 në Kupën e Francës, në një atmosferë elektrizuese në “Velodrome”.

I njëjti stadium pritet të jetë i stërmbushur me 65 mijë tifozë, që synim do ta kenë për t’i shpërqendruar Kylian Mbappen, Lionel Messin dhe yjet e tjera të PSG-së.

Përderisa PSG-ja ka pasur formë jo të mirë në vitin 2023, Marseille ka fituar 12 ndeshje dhe ka barazuar një herë në 14 takime të luajtura, qëkur u eliminua nga Liga e Kampionëve në fillim të muajit nëntor.

Te marsejezët, futbollisti me vëmendje të madhe do të jetë Alexis Sanchez, sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Edhe Metz – PSG, ndeshja e xhiros së fundit për këtë vit në Francë Futboll Metz – PSG, ndeshja e xhiros së fundit për këtë vit në Francë

PSG-ja ka pësuar pesë disfata në vitin 2023, por kryeson në tabelë me 57 pikë, pesë më shumë se Marseille i vendit të dytë.

Në rast se shënon në këtë ballafaqim, Messi do të shkonte në kuotën e 700 golave në nivel klubesh.