Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i takon Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në derbin lokal ndaj Evertonit.

Skuadra e Jurgen Kloppit arkëtoi pikët e plota me fitoren prej 3 me 1 në Anfield Road, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishte Sadio Mane ai që hapi llogarinë e golave duke shënuar në minutën e tetë, pas një asistmi nga Firmino.

Evertoni barazoi shifrat përmes Penningtonit në minutën e 28-të, por “Të Kuqtë” rikthyen epërsinë vetëm tre minuta më vonë përmes Philippe Coutinhos që shënoi një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe njëherë përmes sulmuesit belg Divock Origi.

Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 59 pikëve, dhe mban vendin e tretë. Kurse Evertoni në vendin e shtatë ka 50 pikë.