Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 33-të të La Ligas spanjolle. Gola kishte me bollëk e po ashtu penallti, në sfidën në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit. Rezultati në fund ishte 2:2, që i shërben më së shumti rivalit të dy skuadrave, Real Madridit.
Në këtë ndeshje dramatike janë dhënë gjithsej tri penallti, që janë shndërruar në gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiego Costa shënoi autogol në minutën e 11-të për epërsinë 1:0 të Barcelonës. I njëjti futbollist humbi penallti në minutën e 18-të. Por pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR, penalltia u ekzekutua edhe një herë, pasi portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, kishte dalë nga porta me rastin e goditjes së Costas. Në tentimin e dytë i pagabueshëm ishte Saul Niguez që barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të.
Superylli Lionel Messi shënoi për 2:1 në minutën e 50-të, prapë nga pika e bardhë. Prej penalltisë u shënua edhe goli i fundit, i barazimit 2:2. Saul Niguez realizoi sërish në minutën e 62-të.
Barcelona ka zvogëluar dukshëm gjasat për titull pas këtij barazimi. Renditet e dyta me 70 pikë, një më pak se Real Madridi. Por Reali e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Të enjten e pret Getafen.