Nuk ka dhënë fitues derbi i madh italian në mes të Milanit dhe Interit. Dy skuadrat nga qyteti i Milanos janë takuar të dielën mbrëma, ndërsa rezultati në fund ishte 1:1.
Hakan Calhanoglu realizoi penallti në minutën e 11-të për epërsinë 1:0 të Interit. Stefan de Vrij realizoi autogol për të barazuar shifrat në minutën e 17-të. Interi fitoi penallti tjetër, por Lautaro Martinez dështoi nga pika e bardhë në minutën e 27-të.
Milani është i dyti me 32 pikë, sa i ka edhe Napoli në vend të parë. Ndërsa Interi renditet i treti me 25 pikë.