Java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll nis me ndeshjen e dy skuadrave me synime të kundërta. Liria që është vendase synon titullin, kurse kundërshtarja e saj, Besa mbijetesën.
Kjo përballje zhvillohet të premten (sot, 14:00) në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren. Është ndeshja e para pas dhjetë ditësh pauzë për shkak të aktiviteteve të përfaqësueseve, shkruan sot Koha Ditore.
Liria është e treta me 41 pikë, kurse Besa e dhjeta me 17 pikë.
Mbrojtësi i Lirisë, Endri Vrapi është optimist se skuadra e tij do t'i fitojë pikët e plota. Megjithatë, përballjen ndaj Besës e cilëson të vështirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).