Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i Dukagjinit përfundon pa fitues

Java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll ka nisur me barazimin 2 me 2 të dy skuadrave me synime të kundërta. Liria që është vendase synon titullin, kurse kundërshtarja e saj, Besa mbijetesën, transmeton Koha.net.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren nisi me golin Zhivkoviqit të Besës në minutën e 15 ndërsa Liria barazoi me golin e Qëndrim Gashit.

Mullabeqiroviqi realizoi për Besën për rezultatin 2 me 1 ndërsa barazimin Lirisë ia siguroi Zenel Gavazaj në minutën e 61.

Me këtë pikë Liria mbetet në pozitën e tretë me 42 pikë, ndërsa Besa në pozitën e dhjetë me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm