E trimëruar nga fitorja ndaj kampiones, Liria do të kërkojë pikë edhe ndaj Prishtinës, njërës prej skuadrave pretendente për titull në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e pret Lirinë të shtunën (sot) në ndeshjen që i takon xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Dy javë më parë, në kuadër të xhiros së dytë, Liria fitoi 1:0 ndaj Trepçës '89, ndërsa Prishtina e mposhti Flamurtarin (2:0). Në xhiron e parë Prishtina kishte pësuar nga Drita, ndërsa Liria nga Vëllaznimi.
Dy prej skuadrave me traditën më të gjatë në vend kanë pikë të barabarta e po ashtu kanë bërë ndryshime të shumta në përbërje gjatë verës. Edhe pretendimet i kanë për kreun e tabelës.
Ndeshja ndërmjet Lirisë e Prishtinës do të luhet në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas (16:30). (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.