Golden Eagle Ylli – Peja pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshjet e javës së 26-të luhen të shtunën e të dielën.
Skuadrat kthehen në garën për titull pas pushimit prej tri javësh, për shkak të turneut final të Kupës dhe ndeshjeve të përfaqësueses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli e Peja ishin takuar në finale të Kupës së Kosovës, ndërsa fitore shënoi skuadra pejane. Tani suharekasit do të kërkojnë të revanshohen në kuadër të Superligës.
Ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja luhet të dielën nga ora 17:00 në Suharekë. Ylli është i treti me 38 pikë, ndërsa Peja e pesta me 35 pikë.
Java e 26-të hapet në Mitrovicë me ndeshjen Trepça – Feronikeli. Ky takim është të shtunën nga ora 17:00. Prej orës 19:00, të shtunën, është takimi Bashkimi – Sigal Prishtina. Ndërkohë Rahoveci e Ponte Prizreni takohen të dielën nga ora 19:00 në takimin e fundit të javës.