Sport

“Der Klassiker” mbyllet baras

Katër gola e një karton i kuq është parë në ndeshjen derbi të elitës së futbollit të Gjermanisë ndërmjet Dortmundit dhe Bayern Munichut.

Dortmundi dhe Bayerni barazuan në “Signal Iduna Park” të shtunën, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës me rezultatin 2:2.

Bayerni krijoi epërsi prej dy golave dhe u mendua se do të vazhdojë serinë e fitoreve.

Leon Goretzka në minutën e 33-të dhe Leroy Sane në minutën e 53-të shënuan golat për bavarezët.

17-vjeçari i Dortmundit, sulmuesi Youssoufa Moukok ngushtoi epërsinë fillimisht në minutën e 74-rt.

Në minutën e 90-të me kartonin e dytë të verdhë te Bayerni u ndëshkua Kingsley Coman.

Dhe si rezultat i një futbollisti më shumë në fushë, Dortmundi barazoi shifrat.

Anthony Modeste shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë për 2:2.

Ishte barazimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në gjashtë vjet e gjysmë.

Dortmundi dhe Bayerni kanë nga 16 pikë pas nëntë xhirove.