Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur të martën për dhunën e shfaqur pas ndeshjes së Ligës së Parë në mes të Vitisë dhe 2 Korrikut. Kjo ndeshje ishte luajtur më 29 nëntor në Sadovinë të Jerlive, ndërsa pas saj ishim sulmuar fizikisht arbitrat.
Vitia si klub nikoqir, nga Disiplinori është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve në terren tjetër dhe me gjobë prej 1000 euro.
Zyrtari i klubit Vitia, Arben Sahiti, për sulm fizik ndaj arbitrit Fatmir Tahiri është dënuar me një vit moskryerje të funksioneve në klub. Për një vit është suspenduar edhe Afet Dalloshi, drejtor sportiv i Vitisë. Edhe ai është dënuar për sulm fizik, por ndaj arbitrave ndihmës.