Ish-legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy e ka këshilluar ekipin e “Të Kuqve”, për të transferuar në ekip Ousmane Dembele.
Dembele ka shumë mundësi që të largohet nga Barcelona ketë verë dhe Murpy mendon se ai është zëvendësimi adekuat i Roberto Firminos.
“Dembele do të ishte një transferim fantastik për Liverpoolin. Ai nuk pati mundësi të tregojë me të mirën e tij te Barcelona, por është e qartë se ai ka aftësinë për ta fituar vetë lojën. Nëse ai mund ta tregojë veten, Liverpooli do të ketë një sulm të frikshëm”, deklaroi ai.
Ai po ashtu beson se francezi mund të hyjë në ekipin e parë për një kohë të shkurtër.
“Mendoj se ai mund t’ia zë vendin brazilianit në ekipin e parë. Firmino është një tip, i cili e rrit nivelin e tij dhe të tjerëve që luajnë pranë tij, nëse Dembele do të ishte në ekip ai do të jepte gjithçka për të zërë vendin e tij”, përfundoi Murphy./kp