Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele refuzon Realin

Mousa Dembele e ka ndërmend të refuzojë klubet e mëdha europiane dhe të qëndrojë te Celticu për katër vjetët e kontratës së tij.

Real Madridi është njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për Dembelen, i cili ka realizuar 27 gola për klubin skocez që prej transferimit të tij nga Fulhami në qershorin e vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mamadi Fofana, përfaqësues i lojtarit, ka insistuar se klienti i tij do të mbetet në Celtic për një kohë të gjatë.

“Moussa nuk është i shqetësuar”, ka thënë Fofana për The Daily Record. “Ai ka nënshkruar kontratën katërvjeçare dhe në mendjen e tij për këto vjet është Celticu”.

“Nëse duhet të largohet, atëherë do të ndodhë në kohën e duhur, por kjo nuk është në mendjen e tij apo timen. Në janar kishte spekulime, por mbetën të tilla”.