Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele pritet të mungojë afro një muaj pas lëndimit muskulor që mori të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Lyonit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra katalunase në faqen zyrtare të enjten, përcjell Koha Ditore.
Reprezentuesi i Francës mori një goditje në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit, ndërsa ishte aktivizuar në ndeshje nga minuta e 70-të. Ai realizoi golin e pestë të Barçës.
Artikuj të ngjashëm