Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të mungojë rreth gjashtë muaj, ka konfirmuar klubi katalonas.
Ai është operuar në kofshën e djathtë pas një lëndimi që pësoi ditë më parë.
Klubi ka njoftuar se Dembele është operuar me sukses në Finlandë.
22-vjeçari ka pasur probleme të vazhdueshme që nga transferimi prej Dortmundit më 2017.