AC Milan po e vështron mesfushorin e Tottenhamit, Moussa Dembele për afatin kalimtar të janarit.
‘Rossonerët’ pas një sezoni të dobët deri më tani, janë gati të shpenzojnë para të majme në muajin e ardhshëm në mënyrë që ta shpëtojnë sezonin e tyre të mjerë.
Sipas ekspertit italian te transferimeve, Alfredo Pedulla ylli i Tottenhamit, Dembele është në ‘radarin’ e Milanit, transmeton kp.
Krerët e Milanit janë të zhgënjyer me Hakan Calhanoglun, i cili u transferua në San Siro verën e kaluar, por që lojtari mund të largohet muajin që vjen.
Milanistët janë duke e menduar Demebelen si zëvendësues të tij.