Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kthen vëmendjen kah Dembele

Juventusi raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Tottenham Hotspurit, Mousa Dembele.

Belgut i skadon kontrata në vitin e ardhshëm dhe ende nuk ka nisur bisedimet për kontratën e re.

Sipas Evening Standard, Juventusi është duke e monitoruar situatën e Dembeles, i cili ka mahnitur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve gjatë përballjeve me Juventusin.

Evening Standard raporton se Juve ka kthyer vëmendjen ka ylli i Tottenhamit pasi dështoi të siguronte transferimin e Emre Can nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm