Ousmane Dembele pritet të jetë përforcimi i fundit i Arsenalit për edicionin e ri, kanë njoftuar mediumet angleze.
Bëhet e ditur se Arsenali ka kohë që ka nisur negociatat për Dembelen, për të cilin Barcelona po kërkon 100 milionë euro.
21-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barçës, Ernesto Valverde edhe pse u transferua verën e shkuar me bujë të madhe nga Dortmundi për 105 milionë euro.
Dembele do të largohet nga Barcelona që ditë më parë transferoi brazilianin Malcolm, i cili luan në pozitën e tij.
Dembele është pajtuar me kontratë pesëvjeçare tek Arsenali dhe deri të enjten kur edhe përfundon afati kalimtar në Premier League, ai pritet të zyrtarizohet te skuadra londineze.