Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele, nuk pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata. Në fakt, Dembele pritet ta rinovojë kontratën me Barcelonën pasi ka ulur kërkesat e tij për pagë të lartë, ka njoftuar “Mundo Deportivo”.
Drejtuesit e Barcelonës kanë përgatitur një ofertë të re për Dembelen, me të cilin do të takohen gjatë muajit të ardhshëm. Dembele është i gatshëm te mbetet te Barça dhe tashmë ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera.
24-vjeçari ka dy gola e 11 asistime këtë edicion në 28 ndeshje, ndërsa pjesë e Barcelonës është prej vitit 2017.