Ousmane Dembele është i vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelona.
Sulmuesi i krahut, ka qenë i rëndësishëm për Barçën e trajnerin Ronald Koeman në këtë vit. “The Sun” shkruan se Demeble do të shpërblehet me kontratë të re nga drejtuesit e Barcelonës. Kontrata aktuale francezit i skadon në vitin 2022. 8 gola e katër asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat me Barçën, është bilanci i 23-vjeçarit.
Te Barcelona, Dembele u transferua në vitin 2017 nga Dortmundi për 137 milionë euro. Ai u përballë me lëndime dhe mungojë në shumë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm