Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dembele dëshiron largimin nga Barça, dy klube angleze pas tij

Sulmuesi i krahut te Barcelona, Ousmane Dembele, dëshiron largimin nga “Camp Nou”.

Sipas mediave spanjolle, talenti francez i ka treguar klubit se dëshiron largimin nga katalunasit, menjëherë pasi klubi ka transferuar brazilianin Malcolm nga Bordeauxi, transmeton KTV.

Për futbollistin, i cili ditë më parë fitoi Kupën e Botës me Francën, janë të interesuara dy skuadrat angleze, Arsenali dhe Liverpooli, të cilat e dëshirojnë francezin në radhët e veta.

Dembele erdhi te Barça nga Dortmundi në verën që shkoi, për plotë 105 milionë euro.
 

Artikuj të ngjashëm