Në mes të sportit të xhudos dhe atij të kalërimit, Linda Deliu ka zgjedhur atë më pak të përhapur ndër shqiptarë - kalërimin. 16-vjeçarja me prejardhje nga Mitrovica, e lindur në Gjermani, fundjavën e kaluar e pati garën e parë të saj në sportin e kalërimit, në disiplinën e kërcimeve (Show Jumping).
E zuri vendin e parë në një garë regjionale.
Xhudoja dhe kalërimi janë sporte tradicionale për familjen e Lindës. Me xhudo është marrë babai i saj, Fehmi Deliu. Ai ishte anëtar i klubit Trepça, ndërsa prej viteve nëntëdhjetë jeton në Gjermani. Merret edhe me vrapime në distancë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.
Motra e Lindës, Hannah Deliu (19) është po ashtu xhudiste, ndërsa ka fituar medalje të bronztë për Gjermaninë në kampionatin botëror për kadetë të mbajtur në Sarajevë në vitin 2015. Ndërkohë nëna e Lindës, që është gjermane, me kalërim është marrë për plot 30 vjet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
20 medaljet e xhudos kosovare në ngjarjet shumësportëshe
-
Laura Fazliu fiton medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare
-
Kampionia olimpike nga Italia: Është shtëpi e kampionëve, këtu u shkrua historia e xhudos
-
Kuka flet për ndikimin dhe rritjen e xhudos në Kosovë
-
Kuka pret që xhudo të bëhet sport kombëtar në Kosovë