Atletja Albina Deliu ka dalë e katërta në kampionatin ballkanik për grupmoshën U-20, në palestër, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Deliu në “Balkan Indoor U20 Championships” u rendit e katërta në disiplinën 800 metra vrapim, të shtunën. Ajo arriti kohë prej 2:18.90 minuta, shkruan “Koha Ditore”.
“Paraqitje të mirë ka bërë edhe atleti Leart Osmanaj në disiplinën 60 metra ku theu edhe rekordin e Kosovës në sallë. Vrapoi për 7 sekonda e 13 të qindtat. Ky rezultat nuk i mjaftoi që të hyjë në finale”, thuhet në njoftimin e Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK).
Deliu ka njoftuar se ka thyer rekordin personal dhe të Kosovës në 800 metra në sallë.
Artikuj të ngjashëm
-
Atletët e Kosovës nisin garimin në Beograd
-
Pas vendit të dytë në Ballkan, Hajdari shënjestron suksese të tjera
-
Për Shqipërinë katër medalje në Ballkanik, për Kosovën asnjë
-
Xhudistja Gashi me rezultatin më të mirë në EYOF, përfundoi e shtata
-
Ramadani i treti në Divizionin 3, Kosova e parafundit në ekipore