Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dele Alli kërkon t’i bashkohet PSG-së

Dele Alli po kërkon nga Tottenhami që ta lejojë t’i bashkohet skuadrës franceze, Paris Saint-Germain, raporton “90min”.

Futbollisti anglez dëshiron të ribashkohet me trajnerin Mauricio Pochetino në “Le Parc des Princes”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori 24-vjeçar pjesë e Tottenhamit është që nga viti 2015, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.

Ai për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat.