Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Del Potro mposht Federerin, në gjysmëfinale pret Nadalin

Juan Martin Del Potro fitoi titullin e US Openit në vitin 2009, duke mposhtur Rafael Nadalin dhe Roger Federerin në rrugëtimin drejt trofeut.

Argjentinasi pas tre operacioneve në kyçin e dorës që pothuajse e detyruan të pensionohej nga tenisi, ia ka mësyrë edhe një herë finales, duke mposhtur Roger Federerin në çerekfinale.

Argjentinasi mposhti zviceranin me rezultat 7-5 3-6 7-6(8) 6-4 në sete.

Dueli gjysmëfinalist mes Del Potros dhe Nadalit zhvillohet të premten.