Hakan Calhanoglu ka debutuar në mënyrën më të mirë tek AC Milan.
Mesfushori turk ka shënuar një gol në fitoren e thellë te “Rossonerëve” kundër Bayern Munich (4-0), ndeshje kjo e zhvilluar sot në kuadër të një turneu që po zhvillohet në Kinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCalhanoglu pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur me golin e realizuar dhe paraqitjen e skuadrës së tij në përballje me “Bavarezët”, raporton kp.
“Është fitore e madhe. Unë jam shumë i lumtur. Ne kemi luajtur shumë mirë, si në pjesën e parë, e poashtu edhe në pjesën e dytë dhe ne jemi të lumtur më atë që treguam”, ka thënë Calhanoglu.
“Ne kemi nevojë për kohë për t'u rritur, por ne duhet të bëjmë këtë gjë sa më shpejt. Ne do të shohim se do të paraqitemi kundër ekipit Craiova”, theksoi ai.