Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Calhanoglu shpreson të rishkruajë historinë me Milanin

Milani zyrtarisht ka kompletuar transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglun.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.

“Është hera e parë që jam në Itali, është shumë mirë. Muzeu është shumë i madh me emra të mëdhenj dhe jam i lumtur që jam këtu. E di se Ronaldinho, Maldini dhe Gattuso ishin lojtarët më të rëndësishëm për mua te Milani. E kemi parë historinë e Milanit dhe shpresoj ta rishkruajmë atë”, ka thënë ai pas kompletimit të transferimit 20 milionë eurosh.

 

Artikuj të ngjashëm