Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Defoe thotë se e dëshiron rikthimin e Balet në Premier Ligë

E ardhmja e Gareth Balet te Real Madridi mbetet në dyshim, dhe ish-bashkëlojtari i tij te Tottenhami, Jermain Defoe ka shprehur dëshirën për rikthimin e uellsianit në Premier Ligë.

“Do të doja ta shihja atë përsëri në Premier Ligë, mendoj se të gjithë do të ishin të emocionuar për këtë. Ai është i lidhur me shumë klube. Kam parë Chelsean, Liverpoolin, e Manchester Unitedin, por më së shumti me Unitedin, e gjithashtu edhe me Manchester Cityn”, ka thënë Defoe për Transfer Talk.

Ai më tutje shton se, “Premier Liga i përshtatet atij. Dhe rikthimi i tij pas asaj që ka arritur me Realin dhe me përvojën që do të sillte përsëri te një klub i madh, do të ishte fantastike”.

Qe një kohë të gjatë Bale është lidhur me një rikthim në Premier Ligë, me top klubet që kanë shprehur interesim për të.

Artikuj të ngjashëm