Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Deçiqi lider në kampionatin e Malit të Zi

Deçiqi i Tuzit ka vazhduar me rezultate pozitive në kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë, Deçiqi fitoi 5:1 ndaj Rudarit. Njërin gol e shënoi Fatos Beqiraj.

Deçiqi, që është skuadër shqiptare, udhëheq në tabelë me 13 pikë, dy më shumë se OFK Petrovac.

Deçiqi ka katër fitore e një barazim.