Reprezentuesi i Japonisë, Shoya Nakajima ka pasur një prej debutimeve më të këqija ndonjëherë. Ai është përjashtuar pas vetëm 20 sekondave në paraqitjen tek Antalyaspori.
Ai ishte rezervist ndaj Adana Demirspor, ndërsa fitoi rastin pas një ore lojë. Por u përjashtua pas vetëm 20 sekondave, për shkak të një ndërhyrje, ka shkruar goal.com.
Fillimisht në fakt ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pasi arbitri rishikoi VAR-in e ndëshkoi me të kuq.
Familja e futbollistit ishte në tribuna dhe ka mbetur e zhgënjyer me debutimin e 28-vjeçarit, njëjtë si Shoya Nakajima.
? FTA Antalyaspor'lu Shoya Nakajima, oyuna girer girmez kırmızı kartla oyun dışında kaldı! #OlmazsanOlmaz
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) September 17, 2022
? Japon oyuncunun ailesi, kırmızı kart kararı sonrası hayal kırıklığına uğradı... pic.twitter.com/B3BOboWpKH