Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutim ëndrrash, Van Dijk i jep fitoren Liverpoolit në derbin lokal

Liverpooli ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup, duke e mposhtur në Anfield Road rivalin lokal, Evertonin.

Një debutim ëndrrash në këtë takim edhe për holandezin, Virgil van Dijk, i cili i siguroi fitoren ekipit të tij ri, raporton Koha.net.

Milner kaloi në epërsi Liverpoolin duke shënuar në minutën e 35 nga pika e bardhë.

Mysafirët i barazuan shifrat në minutën e 67 përmes Sigurdssonit, që shënoi pas asistimit nga Jagielka.

Liverpooli arriti të kualifikohet falë golit të shënuar nga mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Virgil van Dijk, i cili shënoi me kokë në minutën e 84 pas asistimit nga Oxlade-Chamberlaini.