Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debatik Curri pret që Prishtina të vazhdojë me fitore

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri, është shprehur i lumtur me fitoren e shënuar ndaj Dukagjinit të Klinës.

Curri shpreson që të vazhdohet me ketë ecuri edhe në ndeshjet e radhës.

“Gjithë opinioni dhe futbolldashësit e kanë pritur një ecuri të mirë të Prishtinës. Edhe ne nuk kemi qenë shumë të kënaqur me këtë ecuri. Ne e kemi parë që nga ndeshja e fundit kemi bërë një ngritje.

Ndoshta në ndeshjet e para edhe motivimi i kundërshtarit na ka pamundësuar të dalim në lojën tonë.

E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë por jemi të kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë. Lojtarët arritën të rikthenin rezultatin në favorin tonë”, deklaroi Curri.