Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin pa gola kundër Gjilanit. Ai ka pranuar se ky rezultat është zhgënjyes për Prishtinën që shihej favorite përball një Gjilani që në ekip kishte inkuadruar lojtarë të rinj. Ai tha se neglizhenca e lojtarëve të tij i kushtoi Prishtinës me barazim.
“Është një rezultat zhgënjyes për ekipin tonë dhe ndjej keqardhje për këtë duke pasur parasysh cilësinë tonë dhe faktin që Gjilani për pjesën më të madhe luajti me lojtarë të rinj. Neglizhenca na kushtoi me këtë rezultat, ndonëse i paralajmërova lojtarët para ndeshjes se nuk duhet të bëjmë një gjë të tillë. Ne dominuam dhe patëm raste por kur vinte puna te finalizimi, na mungonte qetësia”, ka thënë Curri për “Art Motion”.