Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligti e pranon gabimin në golin e dytë të Villarrealit

Matthijs de Ligt ka thënë se “ky nuk është Juventusi i vërtetë” dhe ka shpjeguar se si Pau Torres arriti ta realizonte golin e dytë të Villarrealit, në mes të mbrojtjes së “zonjës së vjetër”.

Juventusi u mposht me rezultatin 3:0 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villarreali kaloi në çerekfinale.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, krijuam shumë shanse, por nuk kishim fat”, pranoi mbrojtësi.

“Kishim kontrollën e lojës në pjesën e dytë, ata nuk patën asnjë gjuajtje në portë, por reaguam dobët kur u shkaktua penalltia. Mendërisht, na doli loja nga dora dhe kjo nuk mund të ndodh në këtë nivel. Mund të shënonim gol, por ky nuk është Juventusi i vërtetë”, nënvizoi De Ligt.

“Te goli i dytë mendova se Morata do ta zinte atë top, por duhet reaguar, jo të mendohet. Ishte një mësim dhe ne e paguam shtrenjtë”, përfundoi De Ligt në një intervistë për “Ziggo Sport”.

Artikuj të ngjashëm