Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt: Më dukej sikur e kisha një magnet në dorë

Matthijs de Ligt beson se ai ka nisur të përshatet te Juventusi, pasi ka pasur vështirësi në fillim.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte kërkuar nga Barcelona e Manchester Unitedi, por vendosi t’i bashkohej Juventusit verën e kaluar. Holandezi iu bashkua Juventusit nga Ajaxi për 85.5 milionë euro.

“Juventusi ishte zgjedhja më e mirë për mua. Cristiano Ronaldo foli me mua dhe qartë se ishte nder i madh. Juventusi më tha ‘arsyeja pse po të blejmë është se je i pjekur tashmë dhe di si të përballosh presionin’. Po ashtu më thanë se është e vështirë për një 19-vjeçar që të vendoset në një shtet tjetër, por se kanë besim tek unë. Kur u futa në zhveshtore për herë të parë, isha si fëmijë në një ëmbëltore. Vështirësia e vetme në fillim ishte se gjithë sytë ishin tek unë”, ka thënë De Ligt në një intervistë për kanalin e “YouTube”, Foot Truck.

“Në ndeshjen time të dytë, shënova autogol. Më pas kisha presion edhe më të madh, por ndjehesha mirë në stërvitje. Hap pas hapi u përmirësova. Unë jam lojtar që dëshiron të fitojë dhe të jap shembull për lojtarët tjerë. Por, ishte sikur kisha një magnet në dorë. Situata më e mirë për të shpjeguar fatin tim të keq ishte penalltia që shkaktova kundër Gjermanisë. Kërceva lartë në duel dhe papritmas topi më goditi në dorë”.