Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Laurentiis kërkon falje dhe konfirmon transferimin e parë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u ka kërkuar falje tifozëve të Napolit pas disfatës 3:2 nga Empoli dhe ka konfirmuar Khvicha Kvaratskhelian si transferimin e parë të verës.

“Unë mund ta thirr atë Giorgio”, ka bërë shaka De Laurentiis të mërkurën.

Lorenzo Insigne nga ana tjetër do të largohet nga skuadra e Napolit që tashmë e ka gjetur zëvendësimin e tij.

Gjeorgjiani ka përfunduar testet mjekësore javë më parë.

Është 21-vjeçar dhe luan në pozitën e krahut të majtë.

Me Dinamo Batumin ka luajtur në 26 ndeshje në këtë edicion. Ka shënuar pesë gola dhe ka gjashtë asistime.