Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong i lumtur te Barcelona

Frenkie de Jong është shprehur i lumtur që është pjesë e Barcelonës.

Mesfushori holandez shpreson që në vitet e ardhshme të arrijë të fitojë trofe me skuadrën spanjolle.

“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona. Që nga fëmijëria, gjithmonë kam dashur të vij këtu, kështu që në një farë mënyre është një ëndërr e realizuar. Sigurisht që do të kisha dashur të fitoj më shumë trofe në dy vjetët e mi të parë. Prisja më shumë nga ky këndvështrim. Por përndryshe jam shumë i lumtur dhe shpresoj të jem i tillë edhe për disa vite të ardhshme”, deklaroi De Jong.

24-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm