Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Jong do të mbetet te Barcelona

Babai i mesfushorit, Frenike de Jong, ka bërë të ditur se shumë klube evropiane janë të interesuar për holandezin. Por ai ka bërë të ditur se De Jong nuk është i etur për t’u larguar nga katalonjasit.

“Sigurisht që e di se Barcelona ka nevojë për para dhe një ofertë e shkëlqyer për Frenkie mund të ndihmojë, por nuk e shoh të ndodhë së shpejti. Edhe pse pesë klube më të mira evropiane janë interesuar për të”, deklaroi John De Jong.

De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026. Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2019 kur u transferua nga Ajaxi.