Frenkie de Jong do të largohej nga Barcelona vetëm nëse do të kalonte te Bayern Muencheni, shkruan “Sport” të dielën. Mesfushori holandez është raportuar së fundi se mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pas interesimit të Manchester Unitedit dhe Chelseat.
Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën të qëndrojë te Barcelona.
Siç bëhet e ditur nga “Sport”, reprezentuesi i Holandës do të largohej nga klubi spanjoll vetëm nëse do të transferohej te gjiganti gjerman. 25-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.