Shënuesi i golit të parë, dhe njëri prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka folur për “Sky Sports” pas ndeshjes, dhe tha se ai me bashkëlojtarë kanë qenë thuajse të përkryer në tërë takimin.
“Ishte e vështirë. Të jem i sinqertë, mendoj se luajtëm në mënyrë të shkëlqyer. Mënyra se si luajtëm ishte shumë e mirë dhe duhej të shënonim më shumë. Përfundoi si përfundoi, ishte ndeshje shumë e mirë. Dëshpërimi është te ajo se si filloi pjesa e dytë. Mendoj se bëmë ndeshje të madhe dhe krijuam mjaftueshëm shanse për ta fituar ndeshjen”, ka thënë De Bruyne pas ndeshjes.