Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Bruyne shënon “hat-trick” brenda 24 minutave

Kevin De Bruyne ka shënuar “hat-trick” brenda 24 minutave në ndeshjen që Manchester City është duke e fituar ndaj Wolverhamptonit, 3:1, në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.

Me fitore eventuale, City do të bënte një hap të madh drejt titullit të kampionit në Angli. “Hat-tricku” De Bruynes është i treti më i shpejti i shënuar nga fillimi i ndeshjes në histori të Premier Leagues angleze.

Sadio Mane pati shënuar tre gola për 16 minuta kundër Aston Villas në maj të vitit 2015, dhe Dwight Yorke kundër Arsenalit në shkurt të vitit 2001.

Artikuj të ngjashëm